Papa Françesku i ka përshkruar migrantët dhe refugjatët si njerëzit “më të pafuqishëm dhe me më së shumti nevojë”, gjatë fjalimit të tij tradicional për Vitin e Ri.
Me këtë rast ai u ka bërë thirrje liderëve botërorë për të bërë më shumë në këtë aspekt.
Papa u ka thënë rreth 40,000 personave që ishin mbledhur, se kishte zgjedhur çështjen e migrantëve, si temë për Ditën Botërore të Paqes në Kishën Katolike që shënohet çdo vit më 1 janar.
“Për këtë paqe, për të cilin ka të drejtë çdokush, shumica prej njerëzve janë në gjendje të rrezikojnë jetën në një rrugëtim që shpesh është i gjatë dhe i rrezikshëm, ata janë në gjendje të përballen me tendosje dhe vuajtje”, ka thënë ai, transmeton Reuters.
Gjatë një udhëtimi në Mianmar dhe Bangladesh vitin e kaluar, ai është takuar me refugjatët myslimanë dhe bëri thirrje për të zgjidhur problemet politike, të cilat kishin shkaktuar ikjen e shumë personave nga shtëpitë e tyre.
Ai po ashtu ka kritikuar presidentin amerikan, Donald Trump për idenë e ndërtimit të murit që ndan SHBA-në dhe Meksikën me qëllim të mbajë larg migrantët.
Pëmes një mesazhi gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, Papa Françesku ka thënë se politikanët që kanë frikë nga migrantët janë duke nxitur dhunë dhe racizëm.
Ai ka kërkuar që të krijohen mënyra si shtetet mund t’i mirëpresin refugjatët.
Hovenier: Misioni si ambasador i ShBA-së në Kosovë, ishte nd...
Prishtinë: Vetura godet këmbësoren te rruga “C”
Publikohen pamjet e para nga tregu i Magdeburgut – raportohe...
Cilave ushqime nuk mundi t’iu rezistonte ambasadori Hovenier...
Ushtarët e FSK-së kryejnë trajnimin më sfidues – “Simboli i ...
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...