Në një intervistë për të përjavshëm gjermane “Die Zeit”, Papa Françesku ka pranuar se ka mëkatuar në jetë. Madje ai ka zbuluar se në rini ka pasur edhe të fejuar.
Papa ka shtuar se ndihet si “njeri i rëndomtë, i cili bën atë që mundet”. “Nuk mund të harrojmë se idealizmi i njeriut është gjithashtu formë e fshehur e agresionit. Kur më idealizojnë, ndihem i sulmuar”, ka thënë kreu suprem i Kishës Katolike Romake për “Die Zeit”, duke shtuar se është “mëkatar dhe se nuk është i pagabueshëm”
Gjithashtu Papa zbulon se i ka ndodhur që ka dyshuar në fenë. “Ka momente të vështira kur them: “Zot, këtë nuk e kuptoj!”. E ato nuk janë vetëm momente të mundimeve të ngushtësisë së brendshme, por edhe situata të vështira në të cilat kam hyrë me fajin tim”, ka thënë ai. Duke mos hyrë në detaje, ka përmendur “të fejuarën” nga rinia, por ka shtuar se nuk ishte i gatshëm për martesë.
Papa Françesku zbulon se kritikat nuk e shqetësojë shumë. “E kam të qartë se disave nuk i pëlqen qasja ime, kjo është shumë në rregull. Gjithkush ka të drejt në mendimin e vet. Kjo është legjitime, njerëzore dhe pasuron”, ka thënë ai
Ajo që e brengos është populizmi në Evropë. “Populizmi është i keq dhe përfundon keq, këtë kemi parë në shekullin e kaluar”, ka thënë Papa, duke shtuar se e gjithë bota është në luftë, “në luftën e tretë botërore, e cila po zgjerohet pjesë”, ka thënë Papa.
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...