Papa Françesku tha të mërkurën se prindërit e fëmijëve homoseksualë nuk duhet t’i ‘dënojnë’ ata, por t’u ofrojnë mbështetje.
Komentet e paplanifikuara i bëri në audiencën e tij javore në lidhje me vështirësitë me të cilat prindërit mund të përballen në rritjen e pasardhësve, shkruan Reuters.
Këto çështje përfshinin “prindërit që shohin orientime të ndryshme seksuale tek fëmijët e tyre dhe si ta trajtojnë këtë, si t’i shoqërojnë fëmijët e tyre, dhe të mos fshihen pas një qëndrimi dënimi”, tha Françesku.
Ai më parë ka deklaruar se homoseksualët kanë të drejtë të pranohen nga familjet e tyre si fëmijë dhe vëllezër e motra.
Papa Françesku gjithashtu ka thënë se ndonëse Kisha nuk mund të pranojë martesat e të njëjtit seks, mund të mbështesë ligjet e bashkimit civil që synojnë t’u japin partnerëve homoseksualë të drejta të përbashkëta në fushat e pensioneve, të kujdesit shëndetësor dhe çështjeve të trashëgimisë./arbresh.info/
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë