Në vigjilje të Krishtlindjeve, Papa Françesku ka hapur simbolikisht “Derën e Shenjtë” në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, duke shënuar nisjen e Vitit të Shenjtë Katolik 2025, ose Jubileut. Ky është jubileu i dytë i udhëhequr nga Papa Françesku, pas atij të vitit 2015. Tema e këtij Jubileu është “nxitja e shpresës dhe besimit”, një mesazh që reflekton përkushtimin e Kishës për të sjellë ngushëllim dhe forcë për besimtarët.
Jubiletë të tilla zhvillohen rreth një herë në 20-25 vjet, dhe në këtë rast, pritet që mbi 30 milionë pelegrinë të vizitojnë Romën gjatë vitit, duke kaluar nga “Dera e Shenjtë” dhe kërkuar falje për mëkatet e tyre. Kalimi përmes “Derës së Shenjtë” është një traditë e lashtë që daton që nga viti 1300, kur pelegrinët kishin mundësinë të kërkonin falje për mëkatet e tyre duke kaluar nga njëra prej dyerve të shenjta të Bazilikave Papale.
Për herë të parë, gjatë këtij Jubileu, Papa Françesku do të hapë një derë të pestë në një burg romak, duke ofruar një mundësi të veçantë për të burgosurit për të “shikuar të ardhmen me besim të ri”, një simbol i shpresës dhe ringjalljes. Rreth 7,000 njerëz morën pjesë në hapjen e Derës së Shenjtë nga brenda Bazilikës, ndërsa mijëra të tjerë ndoqën ngjarjen në ekranet e mëdha të Sheshit të Shën Pjetrit dhe përmes transmetimeve televizive në mbarë botën.
Përgatitjet për këtë vit të shenjtë kanë përfshirë dy vjet punë intensive për të siguruar që Roma të jetë gati për të mirëpritur fluksin e madh të vizitorëve që pritet të vijnë për të marrë pjesë në këtë moment të shenjtë dhe forcojnë sigurinë.
/rtsh.al/
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt