Papa Françesku është goditur në fytyrë nga ajo që duket të jetë një peshqir apo një rrobë, në kohën kur ishte duke përshëndetur turmën nga makina në Kili.
81 vjeçari është goditur në anën e majtë të fytyrës, tregojnë pamjet nga Santiago, transmeton portali arbresh.info
Papa duket se nuk është lënduar dhe mbante një buzëqeshje ndërsa përshëndeste adhuruesit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Vizita e Papës në vend ishte e prishur nga protestat e dhunshme dhe sulmet ndaj kishave, pasi shumë katolikë lokalë janë ende të zemëruar me Françeskun për emërimin e një peshkopi, i cili ishte i përfshirë në një skandal mbulues të abuzimit seksual, si kreu i një dioqeze.
Kishte gjithashtu kundërshtim nga aktivistët pro-abortit dhe ata të zemëruar nga kostoja e lartë e organizimit të vizitës së Papës. Rreth 30 vetë u arrestuan edhe në qytetin jugor të Concepcion, pasi dolën në rrugë duke pretenduar se autoritetet “nuk do të tregonin imazhin e vërtetë të Kilit” për Papën./Arbresh.info/
https://www.youtube.com/watch?v=vHiZF_fhPH0
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...