Papa Françesku feston sot 87-vjetorin e lindjes. Por, siç është bërë e ditur, Papa nuk do të festojë në ndonjë mënyrë të veçantë, përveç një takimi të planifikuar në orën 11:00.
Papa do të takohet me më shumë mbi 450 fëmijë dhe familjet e tyre, të cilëve shërbimi i posaçëm vullnetar i Vatikanit u ofron shërbim shëndetësor falas. Më pas do të shikojë me ta një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë ëmbëlsirat dhe tortën e ditëlindjes.
Dy orë më vonë, Papa si çdo të diel do të bekojë besimtarët e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit ku pritet t’i urojnë me entuziazëm ditëlindjen.
Mes atyre që do të urojnë Papa Françeskun janë presidenti italian i Republikës Sergio Mattarella, Asambleja e Ipeshkvijve Katolikë të Italisë dhe mijëra qytetarë nga e gjitha bota./abcnews.al
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite