Gjatë vizitës së tij në ishullin Lesbos në Greqi, Papa Françesku e ka quajtur neglizhencën ndaj emigrantëve “vdekje të qytetërimit”.
Papa vizitoi më parë ishullin Lesbos në vitin 2016 dhe ka mbrojtur prej kohësh kauzën e emigrantëve, transmeton portal arbresh.info
Vizita e tij vjen një ditë pasi ai qortoi kombet e Europës, për të cilat tha se janë “të copëtuara nga egoizmi nacionalist”.
“Në Europë ka nga ata që këmbëngulin të trajtojnë problemin si një që nuk i shqetëson ata,” tha Papa ndërsa kaloi rreth dy orë në kampin Mavrovouni të Lesbos ku jetojnë rreth 2200 azilkërkues.
Në kamp, ai takoi dhjetëra fëmijë azilkërkues dhe të afërm që qëndronin pas barrierave metalike dhe u ndal për të përqafuar një djalë të quajtur Mustafa.
“Po përpiqem t’ju ndihmoj,” i tha Françesku një grupi nëpërmjet përkthyesit të tij. Njerëzit më vonë u mblodhën në një tendë për t’i kënduar këngë dhe psalme papës.
Papa Françesku paralajmëroi se Mesdheu ‘po bëhet një varrezë e zymtë pa gurë varresh’ dhe se ‘pas gjithë kësaj kohe, ne shohim se pak në botë ka ndryshuar në lidhje me çështjen e migrimit’.
Kampi i përkohshëm i tendës së Mavrovounit u ngrit me nxitim pasi kampi i përhapur i Morias, vendi më i madh i tillë në Europë u përfshi nga zjarri gjatë vitit të kaluar.
Autoritetet greke fajësuan një grup të rinjsh afganë për incidentin dhe siguria u rrit ndjeshëm.
Gjatë vizitës së tij të fundit në Lesbos, në vitin 2016, Papa morri me vete 12 refugjatë sirianë./dailymail/arbresh.info/
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji