Në ditën e dytë të vizitës në Irak, Papa Françesku do të zhvillojë një takim simbolik me një nga figurat më të fuqishme të Shiia.
Takimi i Papës me Ajatollah Grandin Ali al-Sistani, udhëheqësi shpirtëror i miliona myslimanëve Shiitë, do të ndodh në qytetin e shenjtë të Najaf, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Vizita në Irak është udhëtimi i parë ndërkombëtar i Papës që nga fillimi i pandemisë dhe vizita e parë papnore e bërë ndonjëherë në Irak.
Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë udhëtim të Papës shumë shqetësues.
Udhëheqësi 84-vjeçar i kishës katolike më herët u tha gazetarëve se ai ndjehej “i detyruar” të bënte udhëtimin “emblematik”, i cili do ta shihte atë duke vizituar disa vende për katër ditë në Irak.
Papa pritete të bisedojë me kleriun Shiia për çështje ndërfetare të tilla si pakica e krishterë në Irak, të cilët janë goditur nga valët e dhunës që nga pushtimi I Irakut në vitin 2003.
Më pas, Papa do të udhëtojë në qytetin antik të Ur, ku Profeti Abraham – në qendër të Islamit, Krishterimit dhe Judaizmit – besohet të ketë lindur.
Rreth 10 mijë forca të sigurisë së Irakut janë vendosur në mbrojtje të Papës gjatë vizitës së tij në Irak, ndërkohë që po vendosen po ashtu oraret e ndalimit të qytetit për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
Disa grupe militante Shia thuhet se e kanë kundërshtuar vizitën, duke sugjeruar se turneu përbën ndërhyrje të Perëndimit në punët e vendit./arbresh.info/
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...