Papa Françesku zhvilloi sot një meshë të veçantë për migrantët dhe refugjatët ku ai dënon një “hipokrizi sterile” të njerëzve që nuk pranojnë t’i ndihmojnë.
“Zoti të dënojë hipokrizinë sterile të atyre që nuk duan që duart e tyre të bëhen pis dhe largohen nga ata që kanë të drejtën, ashtu si ne, për siguri dhe kushte jetese dinjitoze”, tha ai.
“Kjo hipokrizi ndërton mure të vërtetë ose virtualë, në vend të urave, ndërkohë përpara sfidave të lëvizjeve aktuale të migrantëve, përgjigja e vetme është solidariteti dhe mëshira”, theksoi papa Françesku.
Ndërsa duke iu drejtuar migrantëve, Fraçesku i nxiti ata që të bëhen “dëshmitarë të shpresës në një botë që është gjithnjë e më shumë e shqetësuar për të tashmen, me pak vizion për të ardhmen dhe kundër ndarjes”.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...