Papa Françesku ka thënë se djegia e një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, e ka zemëruar dhe neveritur atë. Ai shtoi se e dënon dhe refuzon lejimin e një akti të tillë si një formë të shprehjes së lirisë së fjalës.
“Çdo libër që konsiderohet i shenjtë duhet të respektohet për t’i respektuar ata që besojnë në të”, tha Papa Françesku në një intervistë të dhënë për gazetën e Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Ittihad, të publikuar më 3 korrik. “Ndihem i zemëruar dhe i neveritur nga këto veprime”.
“Liria e fjalës nuk duhet të përdoret kurrë si një mjet për t’i përçmuar të tjerët dhe lejimi i kësaj refuzohet dhe dënohet”, shtoi ai.
Një burrë grisi dhe dogji një kopje të Kuranit në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, javën e kaluar. Ky veprim solli kritika të shumta nga disa shtete, përfshirë Turqinë, mbështetjen e së cilës Suedia duhet ta fitojë për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.]
Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt.
Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit.
Incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak. Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi.
Më 2 korrik, një organizatë islamike prej 57 shtetesh tha se nevojiten masa kolektive për t’i parandaluar aktet e përdhosjes së Kuranit dhe ligji ndërkombëtar duhet të përdoret për ta ndaluar urrejtjen fetare./REL/
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...
Pas shpërthimit të mbrëmshëm, forca të mëdha të KFOR-it dhe ...
Gjendja në kanalin e Ibër Lepencit, pas shpërthimit të mbrëm...