Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, mbajti fjalimin e tij tradicional të Krishtlindjes, “qytetit dhe botës” (Urbi et Orbi) më 25 dhjetor.
Në fjalimin e tij, Papa Françesku përkujtoi “shumë tragjedi të harruara” në Siri dhe Jemen.
“Duhet dëgjuar vajin e fëmijëve në Jemen, ku tashmë me vite në qetësi po zhvillohet tragjedi e madhe dhe e cila u harrua ndonëse po vret fëmijë çdo ditë”, tha papa nga Sheshi i Shën Pjetrit.
Ai po ashtu bëri thirrje për dialog në Ukrainë në mënyrë që të shmanget zgjerimi i “konfliktit shkatërrues” në mes të forcave të sigurisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë.
“Duhet të jeni dritë dhe përkrahje për ata që besojnë e punojnë në dobi të dialogut dhe takimit dhe mos lejoni që në Ukrainë të zgjerohet metastaza e konfliktit”, tha Papa Françesku.
Papa shtoi se rreziku nga pandemia është duke penguar përpjekjet që konfliktet të zgjidhën në nivel global.
Ai paralajmëroi për pasoja sociale të pandemisë duke thënë se “ka tendencë në rritje të tërheqjes”.
Disa miliardë njerëz më 25 dhjetor kremtojnë Krishtlindjen, sipas kalendarit gregorian, por festa është tashmë për herë të dytë nën hijen e pandemisë, sidomos pas paraqitjes së variantit të ri, Omicron./REL/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...