Romë, 9 maj – Papa Francesku sot bëri thirrje për ndërprerje të dhunës në Jerusalem dhe kërkoi nga të dy palët të gjejnë zgjidhje për respektimin e identitetit multikulturor në qytetin e shenjtë.
“Dhuna lind dhunë, ndërprisni konfliktet”, tha Papa sot në Vatikan.
Policia izraelite mbrëmë është përleshur me palestinezët para qytetit të vjetër në Jerusalem, ndërsa paraprakisht ndali autobusë me besimtarë myslimanë, të cilët shkonin drejt qytetit.
Përleshjet shpërthyen para xhamisë Al Aksa, ku janë tubuar rreth 90.000 palestinezë, ndërsa në Jerusalemin lindor policia ka përdorur shok-bomba.
Sipas Kryqit të kuq palestinez, të paktën 53 persona janë lënduar, ndësa sipas policisë izraelite është lënduar dhe një polic./koha.mk/
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...