Papa Françesku tha të dielën se bota po shënon një “Pashkë lufte” dhe bëri thirrje për paqe në Ukrainë. “Luftë mizore dhe të pakuptimtë”, e cilësoi Ati i Shenjtë situatën në Ukrainë.
“Ne kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Zemrat tona gjithashtu janë mbushur me frikë dhe ankth”, tha Papa teksa jepte bekimin e tij vjetor të Pashkëve.
“U bëftë paqe për Ukrainën e shkatërruar nga lufta, e sprovuar kaq rëndë nga dhuna dhe shkatërrimi i luftës mizore dhe të pakuptimtë. Në këtë natë të tmerrshme vuajtjeje dhe vdekjeje, mund të shfaqet së shpejti një agim i ri shprese! Le të ketë një vendim për paqen, le t’i jepet fund, ndërsa njerëzit vuajnë”, tha Papa Françesku nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit pas Meshës së Pashkëve.
Rreth 100,000 njerëz morën pjesë në Meshën e Pashkëve të Papës në sheshin e Shën Pjetrit dhe zonat përreth, sipas zyrës së shtypit të Vatikanit.
Midis tyre ishin disa politikanë ukrainas, duke përfshirë Ivan Fedorov, kryebashkiak i zgjedhur i qytetit të pushtuar ukrainas të Melitopolit, i cili u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar.
“Kam në zemrën time të gjitha viktimat e shumta ukrainase, miliona refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda vendit, familjet e ndara, të moshuarit e lënë vetëm, jetët e thyera dhe qytetet e rrafshuara me tokë. Unë shoh fytyrat e fëmijëve jetimë që ikin nga lufta”, vazhdoi Papa Françesku.
Ati i Shenjtë theksoi gjithashtu aktet e bamirësisë mes “dhimbjes së luftës”, si “dyert e hapura të të gjitha atyre familjeve dhe komuniteteve që po mirëpresin emigrantët dhe refugjatët në të gjithë Evropën”.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?