Papa Françesku dëshiron të vazhdojë të ndërmjetësojë në luftën e Ukrainës dhe të bëjë gjithçka që është e nevojshme për paqen.
“Paqja bëhet e mundur duke hapur kanale komunikimi, jo duke i mbyllur ato” – tha Papa Françesku pas kthimit në Romë nga udhëtimi i tij triditor në Hungari. Në këtë kontekst ai vlerësoi qëndrimin e ish-shefit të Punëve të Jashtme të Patriarkanës së Moskës. Gjatë vizitës në Hungari Papa Françesku u takua në Budapest edhe me mitropolitin ortodoks rus të Hungarisë, kryepeshkopin Hilarion. Papa tha se Hilarioni ka mbajtur gjithmonë kontakte me të, ishte njeri inteligjent që përpiqej gjithmonë të përmirësonte marrëdhëniet. Ambasadori rus në largim në Selinë e Shenjtë është gjithashtu një diplomat i madh dhe fisnik – tha Papa.
Rikthimi i fëmijëve të rrëmbyer ukrainas
Papa konfirmoi se në Budapest ka folur me disa bashkëbisedues për temën e paqes. Ai shprehu keqardhjen që kanali i komunikimit me Patriarkun rus Kirill aktualisht është ndërprerë.
Lidhur me një ndërmjetësim të mundshëm midis Ukrainës dhe Rusisë Papa tha: “Unë jam gati të bëj gjithçka që është e nevojshme. Ky është një mision në vazhdim.”
Përveç kësaj Selia e Shenjtë do të marrë pjesë në përpjekjet për të rikthyer fëmijët ukrainas që janë rrëmbyer në Rusi. Papa tha se kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal i kishte kërkuar mbështetje udhëheqësit të kishës katolike në një takim javën e kaluar.
Papa Françesku konfirmoi gjithashtu se Vatikani ishte përfshirë përmes kanaleve diplomatike edhe në shkëmbimin e të burgosurve midis dy palëve ndërluftuese./dw
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion