Papa do të takohet me udhëheqësin populist të Hungarisë

09:48 | 12 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Papa Françesku ka mbërritur në kryeqytetin hungarez Budapest në një ndalesë të shkurtër që do të bëjë në një takim me kryeministrin populist Viktor Orban.

Takimi pritet të nxjerrë në pah dallimet midis pikëpamjeve të Papës dhe politikave nacionaliste dhe anti-emigrante të Orban, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Më pas Papa do të udhëtojë drejt Sllovakisë, ku edhe do të takojë anëtarët e komunitetit hebraik dhe asaj rome.

Ky është udhëtimi i tij i parë ndërkombëtar që nga operacioni në fillim të këtij viti.

Papa ka kritikuar më parë udhëheqësit politikë që u përpoqën të ngrenë barriera për të mbajtur emigrantët jashtë, dhe në vitin 2019 dhuroi para për të ndihmuar emigrantët në Meksikë që kërkojnë të arrijnë në kufirin amerikan.

Në Budapest, Papa do të mbajë meshën si pjesë e ngjarjeve katolike një javorë në qytet.

Ndërkohë në Sllovaki vizita e tij synon të përmirësojë marrëdhëniet katolike-hebraike. Ai do të takohet me anëtarët e komunitetit hebre, përfshirë të mbijetuarit e Holokaustit në Sheshin Rybne, një pjesë tradicionalisht hebraike e kryeqytetit Bratislavë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme