Fjalën e tij të parë për vitin 2019, Papa Françesku e përqendroi te mahnitja që sipas tij, është venitur. Gjatë Meshës për solemnitetin e Virgjëreshës Mari, e zhvilluar në Bazilikën e Shën Pjetrit, Ati i Shenjtë përfshiu edhe Kishën në nevojën që ka bota dhe njerëzimi për t’u bashkuar.
“Jeta pa mahnitje bëhet gri, rutinë. Po kështu edhe besimi. Edhe Kisha ka nevojë të ripërtërijë mahnitjen, të jetë streha e Zotit. Përndryshe rrezikon t’i përngjajë një muzeu të së shkuarës. Kisha muze.”
Besimi është një takim, jo një fe. Bota është e gjitha e lidhur, por duket gjithnjë e më e përçarë, tha Papa Françesku.
Mesha e parë të vitit, u pasua nga fjala e Atit të Shenjtë përpara dhjetëra mijëra besimtarëve katolikë në sheshin Shën Pjetër të Vatikanit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...