Papa Françesku ka kërkuar falje për vonesën gjatë fjalimit javor në Sheshin e Shën Pjetrit, duke thënë se u bllokua në një ashensor në Vatikan.
Udhëheqësi 82 vjeç tha se u bllokua për 25 minuta për shkak të ndërprerjes së rrymës para se të nxirrej nga zjarrfikësit.
“Më duhet të kërkoj falje që u vonova”, tha Papa duke buzëqeshur në fillim të fjalimit javor. Më pas, ai kërkoi nga personat e pranishëm që të duartrokasin për ta respektuar punën e zjarrfikësve.
“Faleminderit Zotit, erdhën zjarrfikësit dhe i falënderoj shumë. Pas 25 minutash punë, ata ia dolën që ta rikthejnë në punë ashensorin”, shtoi ai.
Rrjetet televizive në Itali, të cilat e transmetojnë drejtpërdrejt fjalimin e tij javor, ishin të shqetësuara për vonesën e pazakonshme dhe dyshonin se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të problemeve shëndetësore të Papës, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin