Papa Françesku dëshiron që klerikëve katolikë romakë t’iu lejojë martesën.
Papa Françesku ka kërkuar që të fillohet me debat rreth mundësisë që klerikëve katolikë romakë në Brazil t’iu lejohet martesa, lajmërojnë burimet nga Vatikani.
Është e njohur se, për shembull, në Afrikë, shumë priftërinj kanë të dashura por edhe fëmijë. Papa konsideron se situatat e tilla duhet të rregullohen në një mënyrë të ligjshme, transmeton gazetametro.net.
Pontifeksi (Papa) ka pranuar të diskutohet rreth heqjes së pjesshme të celibatit (beqarisë priftërie) dhe se do të vijë deri te votimi i mundshëm i peshkopëve brazilian.
Kardinali Hummes pohon se ka kërkuar nga Papa Françesku që të caktojë “viri probati” gjegjësisht, priftëria e meshkujve të martuar. Gjithashtu lutje ka paraqitur edhe Erwin Krautler i cili njëkohësisht ka propozuar që të shqyrtohet edhe priftëria e grave.
Vullneti për Xuxin: Ka ardhur me strategji por shkak të paaf...
Deri në fund të vitit fillon shërbimi që mundëson dedektimin...
Gjendja e 24-vjeçarit të therur në Gjilan e rëndë, transfero...
Kërkohet paraburgim ndaj një personi për shitblerje të narko...
‘Kopje e Xhenetës’, banorët diskutojnë të nervozuar për Vull...
Ukraina zmbraps sulmet e reja ruse