Papa bën thirrje për drejtësi në Mianmar, nuk përmend myslimanët

12:48 | 28 Nëntor 2017
Arbresh.info

Papa i cili arriti në Mianmar për të biseduar me kreun e ushtrisë së këtij vendi, për shkak të dhunës ndaj popullit Rohingya, nuk ishte specifik kur bëri thirrje për t’i dhënë fund dhunës.

Reuters ka cituar Papa Françeskun duke thënë se Mianmar është duke u dëmtuar nga konflikti civil dhe armiqësitë që kanë zgjatur shumë dhe kanë thelluar ndasitë, transmeton portali arbresh.info

Por, në të njëjtën kohë ai nuk ka përmendur myslimanët në fjalimin e tij.

“Procesi i vështirë i ndërtimit të paqes dhe pajtimit kombëtar mund të përparojë vetëm përmes një angazhimi drejt drejtësisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, tha lideri i katolikëve.

Gjatë pjesës së dytë të udhëtimit të tij, Papa pritet të takojë një grup refugjatësh të Rohingya në Daka, kryeqyteti i Bangladeshit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme