Papa Françesku e ka cilësuar abortin si vrasje, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që Kisha Katolike të lejojë martesat mes seksit të njejtë.
Ai i ka bërë këto komente pas vizitës së tij në Sllkovaki dhe Hungari, transmeton portal arbresh.info
Vendi i fundit që ai vizitoi në Sllovaki ishte qyteti Strazh në perëndim të vendit, ku është një nga faltoret më të famshme dhe çdo vit mbahen disa pelegrinazhe, përfshirë 15 shtatorin, në festën e Zojës së Dhembjeve.
Papa është pyetur nga gazetarët në lidhje me qëndrim e Kishës Katolike mbi abortin dhe martesave të gjinisë së njejtë.
“Martesa është një sakrament dhe Kisha nuk ka autoritet ta ndryshojë atë”, tha Papa.
Ai tha se është e rëndësishme që të ndihmohen njerëzit me orientime të njejta seksuale, por ka theksuar se këto gjëra nuk mund ti imponohen Kishës.
Ndërsa për abortin Papa theksoi se “është më shumë se një problem, është një vrasje”.
Bëhet fjalë, shkencërisht, për jetën njerëzore, prandaj Kisha Katolike është kaq e rreptë në këtë çështje, shpjegoi ai.
Papa Françesku gjithashtu komentoi peshkopët në SHBA që duan të parandalojnë bashkimin me Presidentin amerikan Joe Biden për shkak të qëndrimit të tij liberal në abort.
Ai tha se peshkopët duhet të jenë peshkopë dhe ta zgjidhin çështjen në mënyrë të duhur sepse përndryshe çështje të tilla do të bëhen menjëherë politike./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...