Një panterë e zezë është pikasur në çatinë e një banese në veri të Francës.
Zjarrfikësit thonë se kanë pranuar thirrjen rreth orës 18:00, ku është raportuar për një kafshë duke u sorollatur në bllokun banesor në Armentieres, një qytet afër kufirit me Belgjikën, transmeton portali arbresh.info.
Ata bllokuan kafshën pasi ajo u fut në një banesë. Një veteriner qëlloi kafshën me një anestezion për ta bërë atë të flejë.
Zjarrfikësit më pas transportuan kafshën në një kafaz në një organizatë lokale për mbrojtjen e kafshëve.
Kafsha ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e një individi, i tha AFP prefektura në Francën Veriore. Prefektura nuk iu përgjigj menjëherë një hetimi të Euronews në lidhje me gjendjen e hetimit./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet