Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Kullën Eifel në Paris, ku një zjarr shpërtheu në boshtin e ashensorit mes katit të parë dhe të dytë të monumentit.
Sipas burimeve policore, flakët filluan në këtë pjesë të kullës dhe për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësit e Parisit reaguan menjëherë pas raportimit të zjarrit dhe arritën të shuanin flakët për një periudhë të shkurtër kohore.
Për shkak të rrezikut të mundshëm, autoritetet vendosën të evakuojnë menjëherë vizitorët dhe punonjësit që ndodheshin në kullë.
Rreth 1200 persona u evakuuan nga policia dhe shërbimi i emergjencës, duke siguruar që ata të ishin larg rrezikut. Pas ngjarjes, Kulla Eifel u mbyll për një periudhë të shkurtër, ndërsa autoritetet filluan hetimet për të zbuluar shkakun e këtij zjarri. (A2 Televizion)
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...