Të shtënat me armë të raportuara në një shkollë tjetër në Florida duket se janë alarm i rremë, mirëpo kjo gjë shkaktoi kaos në këtë zonë, kjo për shkak të masakrës së djeshme, ku mbetën 17 persona të vdekur.
Të paktën një e shtënë është dëgjuar në Shkollën North Broward që ndodhet 12 kilometra tutje nga vendi ku ndodhi vrasja masive, raporton Miami Herald, transmeton portali arbresh.info
Sipas dëshmitarëve okularë, alarmi i zjarri ra në shkollë dhjetë minuta para se të binte zilja, gjë e cila u përcjell nga një e shtënë. Një person i armatosur është arrestuar më vonë, duke provuar të përzihet me turmën e nxënësve.
https://twitter.com/SabovicSanela/status/964162954148175878?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fus%2F201802151061700518-shooting-florida-shooting%2F
Policia arriti në vendin e ngjarjes, dhe mbylli ndërtesën.
Vetëm një ditë më parë një adoleshent i armatosur me armë gjysmë automatikë, bëri masakër në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas, duke vrarë 17 persona.
Vetëm brenda një viti në SHBA ndodhin 18 vrasje të tilla, kjo për shkak të lehtësisë në blerjes së armëve./Arbresh.info/
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...
Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” n...
Gjermania prezanton planet për refugjatët nga Siria
Berisha pritet të paraqitet në SPAK, demokratët protestë jas...
Policia shqiptoi 1535 gjoba trafiku për 24 orë
Sekuestrohen 50 fishekë nga valixhja e pasagjerit në Aeropor...