Google ADS

“Pandora Papers”: Zbulohet kështjella e fshtehtë e kryeministrit çek në rivierën franceze

01:09 | 4 Tetor 2021
Trina Galanxhi

Edhe pse e quan veten “njeriu i popullit” dhe “luftëtar i elitave”, kryeministrit çek Andrej Babis i është shfaqur emri në dokumentat e zbuluara gjatë ditës së djeshme në “Pandora Papers”, pasi fshehu pronësinë e një prone luksoze në rivierën franceze.

Siç zbuloi gazetarja investigative Scilla Alecci, e cila punoi për Bloomberg Neës, Neë York Times, Huffington Post dhe mori pjesë në hetimin e Panama Papers, Andrej Babis është një nga emrat kryesorë në dokumentet e Pandorës, transmeton portal arbresh.info

Dokumentet konfidenciale që janë shfaqur së fundmi, tregojnë se kryeministri Babis është i përfshirë në mënyrë dinake në disa biznese, ani pse ai akuzon pjesëtarët e elitës.

Dokumentet zbuluan se në vitin 2009 Babis transferoi 22 milionë dollar përmes kompanive offshore për të blerë një pronë luksoze në Francë.

Bëhet fjalë për një kështjellë të madhe të vendosur mes rrënojave mesjetare dhe pyjeve.

Ndërtesa është një perlë e fshehur e Mougins, një fshat në majë të një kodre ku piktori Pablo Picasso kaloi 12 vitet e fundit të jetës së tij.

Kur Babis bleu këtë pronë, medit çeke nuk e dinin këtë dhe raportuan se onsorciumi i tij i madh ishte pronari sekret i një vendpushimi luksoz në jug të kryeqytetit çek, i cili u financua në mënyrë jo të duhur nga granti milionësh i Bashkimit Europian për bizneset e vogla.

Kartat e pronës së Babis, të cilat janë në posedim të portalit kërkimor Investigace.cz, partneri i ICIJ nga Republika Çeke, tregojnë se ai kurrë nuk tregoi pronësinë mbi kështjellën dhe kompanitë e tij në to, gjë që, sipas ligjit çek, ai duhej të bënte kur filloi detyrat politike.

Banorët e intervistuar të fshatit francez Mougins dhe zyrtarët në zyrën turistike lokale nuk ishin në dijeni se ajo pronë e madhe i përkiste kryeministrit çek./arbresh.info/

Të ngjashme