Njësia e krimit të organizuar të policisë çeke (NCOZ) njoftoi se do të shqyrtojë informacionin e publikuar së fundmi në Pandora Papers të lidhur me kryeministrin populist çek Andrej Babis dhe çekëve të tjerë që janë të përfshirë në dokument.
Dokumentet pohojnë se Babis nuk arriti të deklarojë një kompani investimesh offshore në Ishujt e Virgjër Britanikë (BVI) dhe e përdori atë për të blerë dy vila në vlerë të 14.04 milionë eurove në jug të Francës, transmeton portal arbresh.info
Sipas dokumentave ai kishte hua të fshehtë prej 15 milionë dollarëesh në dy kompani me vendndodhje në SHBA dhe Monako.
Babis nuk e ka deklaruar blerjen në Çeki, formularët e deklarimit të pasurisë tregojnë se asetet e reja të pasurive të patundshme dhe kompanitë e përfshira në pronësinë e tij mungojnë në dokumentet që kryeministri çek dorëzoi sipas ligjit çek.
Hetimi policor është i dyti me të cilin po përballet kryeministri çek, pas hetimit të vazhdueshëm pesëvjeçar mbi akuzat për keqpërdorim të subvencioneve të BE-së për qendrën e konferencave Stork’s Nest që ai ndërtoi në jug të Pragës.
Babis pretendon se rrjedhja e dokumenteve Pandora në mbarë botën është krijuar për ta turpëruar atë para zgjedhjeve që pritet të mbahen javën e ardhshme.
Zbulimi është një siklet i madh për kryeministrin, i cili ka deklaruar se është një kampion kundër korrupsionit, duke theksuar se bizneset e tij paguajnë taksa në Republikën Çeke, ndryshe nga ato në pronësi të oligarkëve të tjerë, dhe të cilët në qeveri kanë goditur evazionin fiskal nga bizneset e vogla./arbresh.info/
Kosova e Shqipëria nënshkruajnë Marrëveshje për Sigurinë Ush...
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...