Sipas raportit vjetor nga zyra kombëtare e statistikave të Italisë (ISTAT), pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka përkeqësuar pabarazitë ekonomike dhe sociale të vendit duke goditur të varfrit, të prekurit dhe më pak të arsimuarit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas këtij raporti vjetor, ndikimi social dhe ekonomik i shpërthimit të pandemisë, që ka marrë rreth 35 mijë jetë njerëzish në mbarë vendin, do të shkaktojë rritje të papunësisë dhe varfërisë, si dhe do të regjistrojë nivele të ulëta të lindjeve.
Studimi konfirmoi se ndikimi ekonomik i pandemisë në ekonominë tashmë të ngecur italiane do të jetë i rëndë, këtë vit me një rënie prej 8,3 për qind në prodhimin e vendit.
ISTAT po ashtu studioi nivelet e vdekshmërisë së koronavirusit për çdo muaj nga janari i vitit 2019 deri në mars të vitit 2020, duke u përqëndruar në nivelet e arsimit të atyre që vdiqën. U zbulua se niveli i “vdekjes së tepërt” midis njerëzve më pak të arsimuar u rrit në muajin mars në kulmin e pandemisë, në 1.38 për burrat nga 1.23 një vit më parë, ndërsa në 1.36 tek gratë nga 1.08 një vit më parë.
“Kushtet e pafavorshme socio-ekonomike i ekspozojnë njerëzit në rrezik më të madh për të jetuar në banesa të vogla ose të mbipopulluara, duke reduktuar mundësinë e adoptimit të masave të distancës sociale”, theksoi raporti.
Studimi arriti në përfundim se urgjenca e koronavirusit theksoi “pabarazitë para-ekzistuese”, pasi njerëzit me të ardhura të ulta detyroheshin të punojnë gjatë bllokimit, ndërsa shumë punëtorë të parregullt humbën vendet e pasigurta të punës.
Raportoi po ashtu parashikoi se “tronditja” e shkaktuar nga pandemia në nivelet e punësimit do të ndikojë në nivelin e ulët të lindshmërisë tashmë të Italisë, duke përshpejtuar tendencën në rënie të lindjeve në Itali.
Sipas simulimeve që morën parasysh klimën e pasigurisë dhe frikës së krijuar nga pandemia, ISTAT tha se në të ardhmen e afërt Italia mund të rrezikojë një rënie të numrit të të posalindurve me rreth 10 mijë midis viteve 2020 dhe 2021.
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...