Është një qytezë mjaft e bukur dhe me një histori pak të ndërlikuar. Është një qytezë belge, por edhe holandeze. Je në Belgjikë, por nëse ecën për dy minuta në rrugë, kalon në Holandë. Nëse ecën edhe pak, rikthehesh në Belgjikë.
Qyteza belge Baarle-Hertog, është një enklavë brenda Holandës, vetëm 10 kilometra nga kufiri dhe ndërthuret me rrugët dhe banesat e qytezës holandeze Baarle-Nassau. Një çudi që daton nga Mesjeta është normalisht thuajse e papërfillshme për shkak të politikës së kufijve të hapur brenda shteteve të Bashkimit Europian.
Por duke qenë se ka thuajse dyfishin e rasteve me koronavirus në raport me popullsinë sesa Holanda, Belgjika ka vendosur rregullave më të forta izolimi. “Nuk më lejohet të hap lokalin tim”, thotë për CNN një pronar. “Por 50 metra më tutje, në anën tjetër të rrugës, kafenetë dhe restorantet do të hapen më 1 qershor. Dhe mua nuk më lejohet të shkoj atje, sepse jetoj në Belgjikë”.
Edhe pse restorantet holandeze mbeten të mbyllur, dyqanet e shitjes me pakicë kanë qëndruar të hapur gjatë gjithë kohës, ndërsa ato belge u lejuan të hapen vetëm këtë javë. Belgët nuk janë lejuar të kalojnë në anën tjetër të rrugës, në Holandë. Në mes të qytezës, gurët e bardhë ravijëzojnë kufirin, që tashmë nuk duhet shkelur.
“Në këtë kohë krizë nuk jemi ne autoriteti”, thotë për CNN Marjon de Hoon-Veelenturf, një prej dy kryetarëve të bashkisë së qytezës (ajo është holandezja. “Na u desh të zbatonim ligjin dhe rregullat e Hagës e Brukselit”. “Mendoj që njerëzit janë shokuar nga kriza e koronavirusit. Personalisht, por edhe si shtete, e gjithë Europa”, tregon Frans de Bont, kryebashkiaku i anës belge.
Për momentin, rrugët qëndrojnë të mbyllura dhe kufiri, deri dje vetëm në letër, është i përforcuar me blloqe betoni. Julien Leemans, 63, është një rast i veçantë brenda këtij rasti të veçantë. Kufiri kalon mes shtëpisë së tij. “90% e shtëpisë është holandeze”, tregon duke qeshur. “Vetëm 10%, tualeti, është belg”.
Në fakt, edhe dera kryesore është belge, çka do të thotë që ai jeton në Belgjikë dhe nuk i lejohet të shkojë në dyqanet holandeze, edhe pse ai vetë është i lindur dhe i rritur në Holandë. “Tani e kupton mirë ndryshimin e shteteve kur vjen puna te qasja ndaj koronavirusit. Belgjika, Holanda, Gjermania, Anglia, të gjithë ndryshe. Europa? Çfarë është kjo”, thotë duke qeshur./lexo/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...