Ekonomia amerikane, më e madhja në botë, po shënon një rënie të shpejtë në këtë periudhë pandemie, ndërsa një raport i fundit tregon se kompanitë shkurtuan 20,2 milion vende pune nga pagat e muajit prill.
Instituti i Kërkimeve ADP tha të mërkurën se humbja e vendeve të punës në muajin prill ishte më e rënda në 18 vitet që instituti studion ekonominë, dhe se ishte sa dyfishi i muajit shkurt i vitit 2009, gjatë recesionit të madh. ADP tha se kompanitë e vogla dhe të mesme shkurtuan miliona vende pune.
Por humbjet e vendeve të punës për muajin prill ka të ngjarë të ishin më të mëdha, pasi përllogaritjet e institutit përfundojnë me 12 prill, duke
ruajtur të njëjtin ritëm me statistikat e publikuara nga Departamenti i Punës së Shteteve të Bashkuara.
30.3 milionë amerikanë kanë aplikuar për asistencë sociale qëkur vendi u godit nga pandemia, duke detyruar mbylljen e ekonomisë e cila sapo ka filluar të hapet.
Miliona amerikanë të tjerë të pushuar nga puna kanë bërë aplikime për programin e pagës për të papunët gjatë gjashtë javëve. Ky numër varion në të 50 shtetet amerikane, por zakonisht arrin në më pak se gjysma e asaj që paguhen normalisht punonjësit. Qeveria amerikane po i paguan të papunët 600 dollarë në javë më shumë gjatë katër muajve të ardhëshëm.
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar më shumë se 71 mijë të vdekur, numri më i madh në të gjithë botën dhe rreth 1,2 milion raste të konfirmuara, duke u rënditur e treta në botë.
Ekonomia amerikane ra 4.8 përqind në periudhën janar-mars. Por efektet e pandemisë filluan të regjistrohen vetëm në gjysmën e dytë të marsit.
Shpenzimet e familjeve amerikane ranë 7.6 përqind në tremujorin e parë dhe investimet në biznese ranë 8.6 përqind, shifra që të lënë për të dëshiruar.
Të enjten publikohen shifrat e reja të panunësisë ndërsa qeveria do të zbulojë të premten gjendjen e përgjithshme të ekonomisë për muajin prill.
Disa ekonomistë po parashikojnë se raporti do të tregojë një rënie prej 15-20 përqind të prodhimit të brendshëm nga marsi dhe ndoshta shumë më tepër.
Drejtuesi i Rezervës Federale, Jerome Powell, ka paralajmëruar se të dhënat ekonomike të tremujorit të dytë, nga prilli në qershor, do të tregojnë një pamje rrënuese.
Presidenti Donald Trump po kërkon rihapjen sa më parë të bizneseve, ndërsa e pranon se numri i vdekjeve gjithashtu do të rritet ndërsa njerëzit
do të kenë kontakte fizike më të mëdha në punë. Disa hulumtues për virusin po parashikojnë se numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara mund të shkojë në 134 mijë deri në muajin gusht.
Presidenti Trump u shpreh të martën, “Njerëzit e vendit tonë janë luftëtarë. A do të preken rëndë disa njerëz? Po. Por ne duhet të hapin ekonominë e vendit tonë”.
Presidenti e pranoi se do të ketë më shumë vdekje./voa/
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...