Sektori i shërbimeve të turizmit në Bashkimin Evropian shënoi rënie me 75 për qind në qershor mbi bazë vjetore ndërsa sektori i përgjithshëm i shërbimeve shënoi rënie prej 16.4 për qind për shkak të krizës së COVID-19, bëri të ditur sot Zyra statistikore evropiane, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Midis sektorëve të detajuar brenda sektorit të turizmit, agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë shënuan më së shumti rënie (-83.6 për qind), pasuar nga transporti ajror (-73.8 për qind), akomodimi (-66.4 për qind) dhe restorantet (-38.4 për qind)”, theksoi Eurostat.
Rimëkëmbje është regjistruar në qershor kundrejt prillit, periudha kulmore e pandemisë, për shkak të rihapjes së aktiviteteve ekonomike.
Që nga shfaqja në Kinë dhjetorin e kaluar, pandemia ka infektuar miliona njerëz dhe ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...