Kina refuzoi t’i dorëzojë të dhënat kryesore ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët po hetojnë origjinën e Covid-19.
Mikrobiologu Dominic Dwyer tha për Reuters, Wall St Journal dhe New York Times se ekipi kërkoi të dhëna të para të pacientit nga rastet e hershme, atë që ai e quajti “praktikë standarde”, ndërsa theksoi se ai morri vetëm një përmbledhje, transmeton portali arbresh.info
Kina nuk i është përgjigjur pretendimit, por më pas ka insistuar se ishte transparente me OBSH-në.
SHBA ka kërkuar nga Kina që të vërë në dispozicion të dhëna nga fazat e hershme të shpërthimit të pandemisë, duke thënë se ka “shqetësime të thella” në lidhje me raportin e OBSH-së.
Javën e kaluar, ekipi i OBSH-së arriti në përfundimin se ishte “jashtëzakonisht e vështirë” që koronavirusi të dilte nga një laborator në qytetin e Wuhan, duke hedhur poshtë një teori të diskutueshme që u shfaq vitin e kaluar.
Ëuhan ishte vendi i parë në botë ku u zbulua virusi, në fund të vitit 2019. Që atëherë, më shumë se 106 milion raste dhe 2.3 milion vdekje janë raportuar në të gjithë botën.
Hetuesit kishin kërkuar të dhëna të para për 174 rastet e identifikuara të Covid-19 nga Ëuhan në dhjetor 2019, tha profesori Dëyer për Reuters.
Vetëm gjysma e rasteve të hershme ishin ekspozuar në tregun e produkteve të detit, ku virusi u zbulua fillimisht.
“Kjo është arsyeja pse ne kemi këmbëngulur për ta kërkuar atë,” tha Prof Dëyer. “Pse nuk ndodh kjo, nuk mund të komentoja. Nëse është politike apo kohë apo është e vështirë … Por nëse ka ndonjë arsye tjetër pse të dhënat nuk janë në dispozicion, nuk e di. Dikush vetëm do të spekulonte”.
Ekipi i OBSH-së arriti në fillim të janarit dhe kaloi katër javë në Kinë, dy të parat në karantinë në një hotel./arbresh.info/
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...