Rreth 10 mijë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë në Romë për të kundërshtuar futjen e një kalimi të detyrueshëm të quajtur “green-pass” në vendet e punës nga data 15 tetor.
Green-pass është prezentuar në muajin gusht, ndërsa njerëzit që ishin të pajisur me të ishin të lejuar të vizitonin muzetë, ngjarjet sportive dhe restaurantet, transmeton portal arbresh.info
Green-pass është certifikatë vaksinimi, një certifikatë e kalimit të Covid ose një test negativ.
Kryeministri italian Mario Draghi, para tre javesh njoftoi se ajo do të bëhej e detyrueshme edhe në vendin e punës dhe të gjithë ata që nuk e kanë kërcënohen me pezullim të pagës.
Të gjithë që punojnë në arsim dhe në kujdesin shëndetësor tashmë duhej të kishin këtë leje kalimi.
“Ne të dy u pushuam nga puna dy muaj më parë,” i thanë AFP Cosimo dhe Morena, 40 vjeç, punonjës mjekësorë. Çifti ka probleme me imunitetin dhe alergjitë, kështu që mjeku i familjes vendosi që ata të mos vaksinoheshin, tha Cosimo, megjithatë, ata janë larguar nga puna dhe nuk as nuk janë kompenzuar.
“Ne morëm një avokat sepse kemi binjakë 20-vjeçarë që i mbështesim,” shtoi ai.
Protesta, në të cilën morën pjesë gjithashtu një grup i vogël i ekstremit të djathtë, eskaloi gjatë një përleshje me policinë.
Policia ka përdorur topa uji për të shpërndarë turmën që po i ofrohej objektit të kryeministrisë.
Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se pothuajse 80 përqind e popullsisë italiane mbi moshën 12 vjeç është plotësisht e vaksinuar.
Italia është vendi i parë europian që u prek nga pandemia, ku më shumë se 130 mijë njerëz humbën jetën./arbresh.info/
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë