Google ADS

Pamje tronditëse, fëmija autik tërhiqet zvarrë nga mësuesja

18:50 | 16 Gusht 2017
Arbresh.info

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një 7-vjeçar me autizëm tërhiqet zvarrë nga punonjëset e shkollës.

Në videon që është postuar nga e ëma e Corbin Kemle, shihet mësuesja me ndihmësen e saj duke e tërhequr atë nëpër korridoret e një shkolle në Ohio, transmeton portali arbresh.info.

Video u përhap shpejt pasi McKean ndau atë në Facebook, ku është parë mbi 112.000 herë.

“Ishte e gabuar mënyra se si u trajtua djali im”, tha McKean në një intervistë me WJW.

Mësuesja dhe ndihmësja e saj janë vendosur në pushim administrativ të paguar, por nuk janë akuzuar për një krim në incident.

Incidenti me sa duket filloi kur Corbin ishte në sheshin e lojërave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme