Pamje të tërmetit të fuqishëm që goditi Japoninë, vala e parë e cunamit godet bregun (Video)

09:19 | 19 Qershor 2019
Arbresh Info

Një tërmet i fuqishëm prej 6,7 Rihter ka goditur dje rajonin e Jamagatus në verilindje të Japonisë, ku më pas është lëshuar alarmi për cunami, e vala e parë ka goditur bregun Avashima, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Japonisë.

Vala e madhe gjithashtu ka goditur bregun Sakate që është në rajonin Jamagate, por deri më tani nuk ka të dhëna të sakta për dëmet materiale të shkaktuara.

Siç raportohet vala nuk ka qenë edhe aq shumë e lartë sa për të rrezikuar edhe banorët, e ndërkohë është fikur alarmi për cunami.

https://twitter.com/sironekopopai/status/1140978860168642561

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 22:20 sipas kohë lokale, në një thellësi prej 14 kilometra, e sipas banorëve një dridhje të tillë nuk e kishin ndjerë më parë.

Shefi i kabinetit të kryeministrit japonez Shinzo Abe, Joshide Suga, ka deklaruar se ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, duke thënë se nuk ka të dhëna nëse ka pasur probleme në centrale bërthamore në Japoni.

E për shkak të këtij tërmeti që po konsiderohet si një nga më të fuqishmit, rreth 10 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, derisa trafiku hekurudhor është ndalur për shkaqe sigurie.

Më poshtë ju sjellim video amatore të cilat tregojnë fuqinë e këtij tërmeti që lëkundi pothuajse gjithçka në këtë vend. /Telegrafi/

https://youtu.be/WzBMwAEhOYg

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme