Pamje si u shmang aksidenti ajror më i rëndë në histori

12:09 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Një manovër në sekondat e fundit ka shmangur atë që mund të ishte bërë tragjedia më e madhe në historinë botërore të aviacionit.

 

Ngjarja daton më 7 Korrik 2017, ndërsa pamjet janë publikuar së fundmi nga mediat botërore. Një aeroplan i Air Canada tentoi të ulej në një pistë të mbushur me avionë të tjerë në aeroplanin e San Francisco të SHBA, por piloti manovroi në kohë.

Raporti zyrtar i autoriteteve ka konfirmuar se kjo mund të ishte përplasja më tragjike në histori, ku do të kishin vdekur e plagosur rreth 1 mijë persona.

Aeroplani Airbus A320 i Air Canada me 140 pasagjerë në bord mori leje nga kulla për t’u ulur në pistën 28. Por pa dashje, piloti e drejtoi avionin në një pistë tjetër ku po prisnin 4 aeroplanë të tjerë që të niseshin për fluturim. Vetëm disa metra larg përplasjes, piloti manovroi në çastet e fundit duke e ngritur sërish aeroplanin dhe duke shmangur kështu një tragjedi.

Një regjistrim audio i kabinës së pilotëve dhe kullës së kontrollit të aeroportit u publikua në media.

Piloti: Kulla, dua të konfirmoj edhe njëherë, ne jemi Air Canada 759 dhe shohim dritë në pistë. A mund të konfirmoni se kemi leje për t’u ulur?

Kulla: Air Canada 759 konfirmohet që të uleni në pistën 28 në të djathtë. Nuk ka njeri, por ju.

Piloti: Ok.

Më pas një prej pilotëve të një avioni që priste në pistë, i tha kullës së kontrollit: “Ku po shkon ky? Po ulet në rrugën lidhëse”.

Kulla e kontrollit të trafikut ajror i tha menjëherë pilotit të Air Canada që të mos ulej.

Kulla: Air Canada kthehu.

Piloti: Air Canada 759 u kthye.

Raporti i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit tha se shkaqet e kësaj ngjarje janë të shumta, duke filluar nga mosmbyllja e pistës paralele nga ana e ekuipazhit, dështimi i pilotëve për të rregulluar frekuencën e sistemit të uljes, lodhja e pilotëve për shkak të udhëtimit, etj. /tvklan

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme