Pamje satelitore nga Mariupoli i shkatërruar

15:23 | 15 Mars 2022
A. B.

Pamje tronditëse me dron dhe fotot satelitore që janë shfaqur nga Mariupol në juglindje të Ukrainës tregojnë shkatërrimin e plotë të shkaktuar nga bombardimet ruse atje, shkruan CNN.

Ndërsa një numër i vogël njerëzish u larguan nga qyteti pas një serie përpjekjesh të dështuara evakuimi. Deri në 2,500 civilë kanë vdekur në Mariupol, vlerësojnë zyrtarët ukrainas. Qindra mijëra njerëz që kanë mbetur janë pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje.

Spitali Rajonal i Kujdesit Intensiv të Mariupolit dhe një numër kompleksesh apartamentesh janë ndër ndërtesat e dëmtuara që shihen në një seri imazhesh satelitore të publikuara nga Maxar Technologies.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme