Fotografi të filmuara nga ajri shfaqin dëmet e shkaktuar nga zjarri që ka kapluar zonat malore në Kaliforni, ku zjarri ka detyruar mbi 100 mijë banorë të evakuohen.
Zjarri i madh ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Los Angeles, duke bërë që shumë autostrada të bllokohen pasi që erërat e forta po zgjerojnë zjarrin edhe në zona tjera, transmeton Telegrafi.
Ekipet e shumta të zjarrfikësve kanë bërë të ditur se më shumë se 1,600 akra tashmë janë bërë shkrumb e hi, kurse autoritetet lokale kanë urdhëruar evakuimin e banorëve në Granada Hillls, Porter Ranch dhe Oakridge.
“Shumë shtëpi janë shkatërruar nga zjarri, por numri i saktë i tyre nuk dihet pasi regjistrimi i tyre do të bëhet pas lokalizimit të zjarrit”, ka deklaruar zëdhënësi i zjarrfikësve të Los Angeles.
Fotografitë dhe videot e publikuara ngjajnë shumë me pamjet apokaliptike nga filmat e Hollywood-it, në anën tjetër autoritetet lokale kanë njoftuar se janë duke bërë të pamundurën që të mbrojnë pronat private nga zjarri që po shkatërron gjithçka që po i del përpara.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...