Pamje rrënqethëse! Shpëtohet skiatorja “e varrosur” nga orteku i dëborës

16:28 | 19 Shkurt 2020
Arditë Shkodra

Pamjet dramatike kanë kapur momentin kur një grua britanike fatmirësisht mundi të shpëtojë, pasi u fundos në thellësi të dëborës në një vendpushim të skive në Verbier të Zvicrës.

Victor Liebenguth, një skiator profesionist u shpreh se gruaja e tij ishte duke bërë ski në dëborë në momentin që ra orteku, shkruan Daily Mail.

Duke postuar pamjet në Instagram si një paralajmërim për të tjerët, ai shkroi: ”Ishte një ditë shumë e vështirë, rreziku i ortekut ishte aq i lartë.

“Ndoshta 10 njerëz ishin duke bërë ski në të njëjtën kohë dhe nuk u mor asnjë masë paraprake. Për fat të keq ishin dy vajza duke bërë ski dhe u goditën shumë keq nga një ortek. Ne ishim të parët aty dhe menjëherë filluam të bënim kërkime. Në kohë rekord gjetëm të parën dhe të dytën, e cila ishte 70 metra më tutje, por fatmirësisht e shpëtuam. Ndërkohë që përpiqeshim të nxirrnim jashtë vajzat, njerëzit përreth fillonin të bënin ski në drejtime të ndryshme dhe ndodhi e paimagjinueshmja. Një ortek tjetër goditi zonën dhe një person i tretë ngeci në dëborë. Gjithsecili duhet të ketë pajisjet e duhura për të shkuar aty, më e rëndësishmja, njerëzit duhet të trajnohen për male të tilla.”

Kompleksi “Ski Resort Verbier”, me anë të një njoftimi në rrjete sociale kishte lajmëruar më herët që rreziku i ortekëve ishte evident, duke shtuar se nëse do të dëshironi të bëni ski duhet të jesh njohës i mirë i terrenit dhe një skiator i zoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme