Kundërshtuesit e Brexit-it kanë festuar mbrëmë pas votimit në Parlamentin britanik, ku më 432 votë kundër dhe 202 pro është hedhur poshtë plani për Brexit i kryeministres Theresa May, që kishte për synim daljen nga BE-ja.
Një numër i madh i qytetarëve ishin mbledhur para ndërtesës së Parlamentit, kurse me gëzim e kanë pritur lajmin kur në Parlamentin britanik i thanë “JO” Brexit-it, transmeton Telegrafi.
Pas publikimi të rezultateve në Parlament, May ka thënë se këto rezultate tregojnë se çfarë nuk duan deputetët, por jo edhe atë çfarë duan.
“Votimi kundër kësaj marrëveshje është zëri kundër pasigurisë, ndarjes dhe një rrezik real ndaj Brexit-it”, ka shtuar kryeministrja para deputetëve në sallën e Parlamentit.
Kreu i Laburistëve menjëherë ka shtruar kërkesën për votëbesim ndaj qeverisë së kryeministres May, për të cilin pritet të votohet gjatë 24 orëve të ardhshme.
Jeremy Corbyn ka thënë epilogu për votim është “katastrofik” për May, dhe tregon se si bisedimet për Brexit gjatë dy viteve ishin të pasuksesshme.
“Është një humbje katastrofike për këtë qeveri”, ka shtuar Corbyn.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...