Google ADS

Pamje që tregojnë se si duket tani zona ku Kim Jong-un krijoi armët vrasëse!

12:17 | 25 Maj 2018
A. B.

Koreja e Veriut ka mbajtur fjalën dhe ka hedhur në ajër poligonin në të cilin ajo kryente testet bërthamore.

Dhe si pasojë e kësaj , nëntoka dhe ndërtesa u shndërruan në pluhur, pas një seri shpërthimesh të zhurmshme,transmeton RT.

Siç bëhet e ditur, hedhja historike në ajër e poligonit për teste bërthamore u përcoll nga gazetarë të shumtë, të cilët shikonin shpërthimet nga disa metra larg.

Gjithashtu, sipas mediave, përveç infrastrukturës në vend, e përdorur nga punëtorët dhe ushtarët, koreanoveriorët kanë shkatërruar katër tunele, duke përfshirë tunelin verior nr. 2, i cili shërbeu për pesë testet e fundit bërthamore nëntokësore.

Koreano-veriorët kanë thënë se mbyllja e tyre përfaqësonte një demonstrim të gatishmërisë së Phenianit për të ndërmarrë hapat e parë në pajtimin me Seulin dhe pjesën tjetër të botës.

Megjithatë, Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp anuloi të enjten një samit të paralajmëruar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Tramp vuri në dukje se ky vendim u bë për shkak të “zemërimit të madh dhe armiqësisë së hapur” në një deklaratë të fundit të Koresë së Veriut.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme