Aeroplani i aviokompanisë kineze “China Eastern Airlines”, me 133 persona në bord është rrëzuar në jugperëndim të Kinës, ka njoftuar agjencia e aviacionit civil në këtë shtet
Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se nga 133 personat që ishin brenda fluturakes, nëntë prej tyre ishin anëtarë ekuipazhi.
Boeing-737 u rrëzua në afërsi të qytetit Wuzgua duke shkaktuar një zjarr në pyje. Sipas mediave lokale aeroplani MU5735 ishte nisur nga qyteti Kunming dhe për destinacion kishte qytetin Kanton në jug të vendit.
Fluturakja kishte humbur kontaktin mbi qytetin Wuzgua në rajonin malor. E ky aksident ajror shkaktoi një zjarr të madh, ku ekipet e shumta kanë dalë në vendin e ngjarjes me shpresën se ka të mbijetuar.
Mediat kineze kanë publikuar pamjet, me të cilat pretendohet se shfaqin momentin e rrëzimit të aeroplanit që binte “pingul”. /arbresh.info/
Watch till the end… The #crashed airplane #MU5737 fell in a straight line, hit the mountain directly, and the plane disintegrated.??
Correction: Civil Aviation Administration of #China said there were 132 people on the plane.#BREAKING #chinaeastern #ChinaPlaneCrash #Boeing pic.twitter.com/SO89rK9ROZ— Angellai (@Angellai9) March 21, 2022
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...