Vagonët nga tre trena qëndronin mbi njëri-tjetrin në një rrënoje gjigante të spërdredhur.
Disa vagonë ishin të rrëzuar në anë, disa të hedhur lart në ajër prej forcës së përplasjes, dhe të shtypur nga forca e rënies në tokë, sipas dëshmive të prezantuara për britaniken The Guardian.
Dhjetëra trupa të mbuluar me çarçafë janë rreshtuar pranë rrënojës duke pritur për ambulanca, makina ose dhe traktorë, për t’i çuar në spitale, ose dhe shkollat e improvizuara si morg.
Këto janë pasojat e përplasjes më të rëndë hekurudhore të më shumë se dy dekadave në Indi, ku të premten treni i pasagjerëve Coromandel Express, nga Kolkata drejt Bengal, u përplas me një tren mallrash në lindje të rajonit Odisha. Pas përplasjes, treni i mallrave nxorri nga binarët dhe një tjetër tren pasagjerësh që udhëtonte në drejtim të kundërt.
Pasditen e sotme operacionet e kërkimit u mbyllën me një shifër viktimash prej 288 të vdekur e 803 të plagosur, teksa më shumë se 3000 pasagjerë gjendeshin në dy trenat e përfshirë.
Qen shpëtimi dhe prerës metalikë u përdorën për të arritur te të bllokuarit në vagonët e përplasur.
Kryeministri Narendra Modi, vizitoi sot vendngjarjen dhe u takua me të mbijetuar në spital, duke u zotuar se “përgjegjësit do të dënohen rëndë”.
Të afërmit e atyre që gjendeshin në bord kishin nisur vetë kërkimet për të dashurit e tyre, mes të cilave dhe 53 vjeçari Rabindra Shau, që kërkonte djalin e tij Govinda, i cili udhëtonte me Coromandel Express.
“Më ndihmoni të gjej tim bir. Më ndihmoni të gjej të paktën trupin,” thërriste burri pranë trupave në vagonët e shtrembëruar.
35 vjeçari Sheikh Zakir Hussain, tha se përpiqej të merrte lajme të vëllait Abdul Sheikh, të nipit Mehraj Sheikh, 22 vjeçar, dhe të tre fqinjëve, që kishin marrë trenin fatkeq në Shalimar për të shkuar në punë në Chennai.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...