Pamje kur ndërtesat shemben nga tërmeti në Marok

08:20 | 9 Shtator 2023
K.B

Mbrëmjen e të premtes Maroku u godit nga një tërmet vdekjeprurës.

Autoritetet raportuan për 296 persona të vdekur dhe mbi 150 të plagosur.

Në platformat sociale janë publikuar video nga momenti i tërmetit shkatërrues.

Në pamje shihen ndërtesa që bien, rrugë të shkatërruara dhe njerëz të tmerruar, që vrapojnë në rrugë nga frika e pasgoditjeve.

Epiqendra ishte në Vargun Malor të Atlasit të Lartë, 71 km në jug-perëndim të Marrakeshit, një qytet turistik dhe ka një popullsi rreth 840 mijë banorë.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së tërmeti kishte një thellësi prej 18.5 km./abcnews

lexo edhe:

Tërmet i fuqishëm në Marok, rreth 300 të vdekur

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme