Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton është dërguar në kujdes intensiv, në Kaliforni, pas një infeksioni të traktit urinar që përhapet në gjak, kanë thënë mjekët e tij për CNN.
“Ai u pranua në ICU për monitorim të ngushtë dhe po trajtohet me antibiotikë IV dhe lëngje. Do të mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga mjekët e tij, transmeton arbresh.info.
Ndër tjera ata kanë thënë se Clinton ishte në ICU për privatësi dhe siguri, jo sepse ai ka nevojë për kujdes intensiv pasi gjendja e tij për momentin është stabile.
Clinton është në gjendje të mirë për momentin dhe është duke komunikuar me familjen dhe stafin mjekësorë dhe ç‘është me e rëndësishmja ai po qëndron në këmbët e tij.
“Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët.
“Ne shpresojmë që ai të kthehet në shtëpi së shpejti.”
Zëdhënësi i Clinton, Angel Urena tha të enjten se ish -Presidenti është “në gjendje të mirë” dhe “në humor të mirë”. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...