Një tren mallrash ka marrë flakë në Arizona mëngjesin e të mërkurës duke shembur një pjese të urës hekurudhore 100-vjeçare.
Më shumë se 90 zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes në Liqenin e Tempe Town ndërkohë që qielli ishte bërë i zi nga tymi.
“Disa lokomotiva të trenit mbanin lëndë druri, ndërsa të tjerat mbanin materiale të rrezikshme. Një pjesë e mbetjeve nga zjarri ranë brenda në liqen. Dy lokomotiva përmbanin ciklohexanon, një kimikate pa ngjyra industriale që përdoret si tretës dhe në degëzimin e metaleve. Një lokomotovë tjetër përmbante një material gome. Asnjë prej cisternave nuk po rridhte”, është shprehur McMahan, zëdhënësi i Unionit të Paqësorit
Një varkë zjarrfikëse gjithashtu u pa në liqen duke ndihmuar zjarrfikësit. Shoferi i trenit po trajtohet në spital për thithje tymi, por nuk dihet ende gjendja e tij aktuale.
Rama: 21-30 Nëntor, Java Kulturore Kombëtare, Shqipëri ̵...
“A mendon se të ka puthur Ana për lojë?- Pyetja e publikut p...
Hamza: Brenda vitit 2025 me mua kryeministër pagat do të rri...
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Nis darka e të nominuarëve pyetjet pikante nga publiku
Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e di...