Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) tha se palestinezët po përballen me urinë për shkak të mungesës së furnizimeve.
Zyrtarët ndërkombëtarë thonë se një krizë humanitare për 2.3 milionë banorët e Gazës po hyn në një fazë të re, më të rëndë, ndërsa lufta hyn në javën e saj të shtatë.
Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës ka nevojë dëshpërimisht për ndihmë ushqimore, tha drejtoresha ekzekutive e ËFP, CindyMcCain.
“Me afrimin e shpejtë të dimrit, vend strehimet e pasigurta dhe të mbipopulluara, dhe mungesa e ujit të pastër, civilët janë në prag urie”, tha ajo në një deklaratë.
Pas presionit amerikan, kabineti i luftës i Izraelit miratoi lejimin e dy kamionëve me karburant në ditë në Gaza për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të OKB-së.Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendimi erdhi pas një kërkese nga Uashingtoni.
Autoritetet shëndetësore të Gazës që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 11,500 njerëz janë konfirmuar të vdekur, 40% e tyre fëmijë, me shumë të tjerë të bllokuar nën rrënoja.
Në spitalin më të madh të Gazës AlShifa, fokusi kryesor i sulmit tokësor të Izraelit, u gjet një automjet me një numër të madh armësh dhe një strukturë nëntokësore që ushtria e quajti një bosht tuneli të Hamasit, pas dy ditë kërkimesh. Ushtria publikoi një video që tregonte një hyrje tuneli në një zonë të jashtme të spitalit. Një buldozer dukej në sfond duke gërmuar.
Ushtria tha gjithashtu se kishte gjetur trupat e dy pengjeve në ndërtesa afër, por jo brenda, ambienteve të spitalit. Izraeli ka pohuar prej kohësh se spitali qëndron mbi një bunker të gjerë nëntokësor që shërben si bazë komanduese e Hamasit.
Spitali i fundit që funksionon plotësisht në gjysmën veriore të Gazës, A lAhli, u detyrua të mbyllë departamentin e kirurgjisë. Dyshemetë e spitalit indonezian të Gazës janë plot me fëmijë të plagosur si dhe pacientë të tjerë.
Të plagosurit vijnë këtu pasi spitali Shifa doli jashtë funksionit. Stafi i spitalit AlShifa tha se një foshnjë e lindur parakohe vdiq në spital të premten. Tre foshnja të tjera kanë vdekur mëparë.
Izraeli kishte thënë se do të dërgonte ndihmë duke përfshirë inkubatorë për të shpëtuar 36 foshnja.
Por stafi tha se izraelitët nuk lejuan asnjë ndihmë domethënëse për foshnjat ose qindra pacientë të tjerë dhe mijëra njerëz të zhvendosur të bllokuar brenda kompleksit ndërsa komandot izraelite e kontrollonin atë./Klan News
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...