Google ADS

Palestinezët “gati të sakrifikohen” për Jerusalemin

21:52 | 7 Dhjetor 2017
Trina Galanxhi

Qindra palestinezë kanë protestuar kundër njohjës së Jerusalimit si kryeqytet i Izraelit nga Donald Trump.

Forcat ushtarake palestineze kanë qëlluar me gaz lotsjellës dhe me plumba gome kundër protestuesve në Betlehem, ndërsa një numër i madh protestuesish janë plagosur, shkruan al jazeera, transmeton portali arbresh.info

Në protestë kanë marrë pjesë burra, gra dhe fëmijë.

Liderët palestinezë gjithashtu deklaruan një grevë të përgjithshme në të gjithë territoret palestineze.

“Jerusalemi dhe al-Aksa ( xhamia) do të thotë shumë për palestinezët, madje edhe për fëmijët. Ky vendimi i gabuar nga SHBA-të”, ka thënë një protestus.

Ai ka shtuar se të gjithë palestinezët janë “gati të sakrifikohen” për Jerusalemin.

Jerusalemi Perëndimor u kap nga Izraeli gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948, kur më shumë se 750,000 palestinezë u dëbuan nga Palestina historike, të referuara nga palestinezët si Nakba (katastrofa) kur Izraeli u themelua zyrtarisht.

Izraeli më pas pushtoi dhe aneksoi pjesën lindore të qytetit pas fitores së saj ushtarake në luftën e vitit 1967, por kontrolli i saj mbi Jerusalemin Lindor nuk është njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Palestinezët e duan Jerusalemin Lindor si kryeqytet të një shteti të ardhëm, ndërsa Izraeli nuk e pranon një gjë të tillë.

 

Përkundër vendimit të Trump, të gjitha vendet botërore kanë shprehur se nuk e mbështesin vendimin e tij.

Së fundmi ka reaguar edhe Kanada, e cila ka deklaruar se ambasada e saj do të vazhdojë të qëndrojë në Tel Aviv.

Disa palestinezë që kanë marrë pjesë në protestë kanë theksuar se kurrë nuk janë lejuar që të vizitojnë Jerusalemin.

Izraeli mban një kontroll të rreptë mbi aksesin në Jerusalem dhe palestinezët nga Bregu Perëndimor dhe Rripin e Gazës kanë nevojë për leje speciale të lëshuara nga Izraeli për të hyrë në qytetin e shenjtë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme