Palestinezët fillojnë injektimet kundër COVID-19

22:37 | 2 Shkurt 2021
A. B.

Autoritetet Palestineze kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19 në Bregun Perëndimor të okupuar pasi ka marrë 2,000 doza nga Izraeli.

Vaksinat “Moderna” janë grupi i parë i 5,000 të vaksinave të premtuara që do të shpërndahen nga Izraeli për punonjësit mjekësorë palestinez, shkruan aljazeera transmeton portali arbresh.info

“Ne filluam sot”, tha Ministri Palestinez i Shëndetësisë, Mai al-Kaila të martën, duke shtuar se një furnizim me doza do të dërgohej në Gaza, një territor i bllokuar nga Izraeli i kontrolluar nga grupi palestinez Hamas.

Palestinezët shpresojnë të marrin dhjetëra mijëra doza të tjera në javët e ardhshme përmes një programi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kujtojmë se, në javët e fundit, Izraeli është përballur me një presion në rritje global, duke përfshirë edhe nga Kombet e Bashkuara, për të ndihmuar palestinezët që jetojnë nën okupimin izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës të rrethuar për të fituar qasje në vaksinat. /arbresh.info/

Të ngjashme