Këshilli i Ministrave në Bosnje e Hercegovinë në mënyrë unanime miratoi “vendimin për dhënien e lejes për hyrjen në Bosnje e Hercegovinë, nën kushte të posaçme, të qytetarëve të Palestinës familjarët e të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës”, u tha në njoftimin e këtij institucioni.
Në njoftim u tha se 30 persona, që janë të afërm të qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës, të cilët janë evakuuar së bashku nga Rripi i Gazës, do të lejohen që të hyjnë në këtë shtet.
“Ministria e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinës do t’ua dërgojë listën e 30 personave Policisë kufitare, në të cilën, përveç të dhënave personale, ka edhe informacione për të afërmit e tyre që janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës. Hyrja e tyre do të mundësohet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sarajevës”, u tha në njoftim.
Më herët, autoritetet njoftuan se shteti i Katarit ka ofruar një avion për transportin e shtetasve të Bosnjës dhe familjarëve të tyre të cilët u evakuuan nga Rripi i Gazës. Katari po ashtu do të mbulojë shpenzimet e tyre të fluturimit nga Egjipti për në Bosnje.
Një ditë më herët, Këshilli i Ministrave nuk mori vendim për këtë çështje për shkak të mungesës së kuorumit.
Shtetasit e Bosnjës dhe familjarët e tyre u evakuuan nga Rripi i Gazës për në Kajro të Egjiptit.
Më 18 nëntor, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, shkroi në Facebook se Bosnja ka arritur të evakuojë të gjithë shtetasit e saj nga Gaza.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.
Izraeli u kundërpërgjigj ashpër duke rrethuar Rripin e Gazës – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke sulmuar pareshtur këtë territor. Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që kur ka nisur lufta./rel
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...