Palestinezët dënojnë “shantazhin” e Trumpit

16:04 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar si “shantazh” kërcënimin e Donald Trumpit për të ndërprerë ndihmat amerikane, për atë siç ai e quajti mosgatishmërinë e tyre për të negociuar me Izraelin.

Një zëdhënës i presidentit Mahmoud Abbas insistoi që Jerusalemi nuk është në shitje, një referencë për njohjen e Trumpit si kryeqytet të Izraelit, transmeton portali arbresh.info

Abbas nuk është kundër negociatave, tha ai, por ato duhet të jenë të bazuara në ligjet ndërkombëtare dhe rezoluta.

SHBA-të dhanë 260 milion dollarë ndihma dypalëshe për palestinezët në vitin 2016.

Përveç kësaj, është donatori më i madh i vetëm në Agjencinë e Ndihmës dhe Punësimit të OKB-së për Refugjatët e Palestinës në Lindjen e Afërt (Unrwa), duke siguruar 368 milionë dollarë në vitin 2016./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme