Google ADS

Palestinë, Hamas-i pranon kushtet e AKP-së për pajtim

01:01 | 18 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kthesë në procesin e pajtimit, të ndërmjetësuar nga Egjipti, mes Hamasit dhe Autoriteteve kombëtare palestineze, të kontrolluar nga Al-Fatah i presidentit Abu Mazen.

Dhjetë vjet nga konflikti, Hamasi, i cili nga 2007 kontrollon Rripin e Gazës, ka deklaruar se ka pranuar plotësisht kushtet e vendosura nga kundërshtari politik për një pajtim palestinez. Mes këtyre, është edhe “OK”-i për zgjedhjet e përgjithshme palestineze, që përfshijnë si Gazën ashtu edhe Çisjordaninë.

Lajmi i njoftuar nga Hamasi, me pranimin e kushteve për një pajtim palestinez “ndoshta jetëson një pajtim të vërtetë” me Al Fatahun. Kështu u shpreh për radion ushtarake ish-ministri palestinez, Ashraf al-Ajrami. Por sa i takon zgjedhjeve të reja, ka paralajmëruar se “duhet akoma kohë. Në fillim duhet ndërtuar besimi reciprok”.

Ndërkohë, presidenti palestinez Abu Maen është shprehur i kënaqur për njoftimin e dhënë nga Hamasi. Presidenti, do të mbledhë drejtuesit palestinezë për të verifikuar çështjen pas kthimit të tij nga Nju Jorku, ku këtë javë do të takojë presidentin Donald Trump dhe do të marrë pjesë në punimet e asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme